Të plagosur që transportohen me autobus dhe familjarë që qajnë e vrapojnë nën rrënoja: Pamje dramatike nga tërmeti 6.8 ballë në Turqi (Raportohet për 4 viktima)

Publikuar tek: bota, më 20:29 24-01-2020 Të plagosur që transportohen me autobus dhe familjarë që qajnë e vrapojnë nën rrënoja: Pamje dramatike nga tërmeti 6.8 ballë në Turqi (Raportohet për 4 viktima) FotoMontazh: Nga pasojat e termetit ne Turqi

Një tërmet i fortë i magnitudës 6.8 rihter është regjistruar pasditen e sotme në Turqi, në orën 18:55 me orën lokale.

Deri tani sipas autoriteteve turke kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë, nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit, janë shkatërruar totalisht 5 ndërtesa. Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat sa më parë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, të publikuara në internet nga mediat turke, disa pallate janë shembur totalisht dhe familjarët e personave të mbetur nën rrënoja vrapojnë për t’i nxjerrë prej andej. Gjithashtu, në rrjet janë shpërndarë dhe disa pamje të emisioneve televizive që kanë qenë në transmetim dhe i kanë përjetuar live lekundjet e forta. 

Tërmeti ka patur epiqendër vetëm 10 kilometra larg qytezës Doganyol dhe 28 kilometra nga Çungus, në një thellësi prej 10 kilometrash sipas të dhënave të para.

Pamje ndryshme të shpërnara nga mediat në Turqi:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070369243621826
array(1) { ["section"]=> string(164) "te-plagosur-qe-transportohen-me-autobus-dhe-familjare-qe-qajne-e-vrapojne-nen-rrenoja-pamje-dramatike-nga-termeti-6-8-balle-ne-turqi-raportohet-per-4-viktima-193055" }