Një pensioniste nga Durrësi e cila ka punuar në kombinatin e drurit në Laç me profesion elektro inxhiniere i është drejtuar platformës Shqipëria që duam.
Ajo tregon se ka punuar 27 vjet dhe në vitin 2012 doli pension të cilin, sipas saj ja kanë llogaritur gabim.
'Sipas dokumenteve më kishte dalë 16.000 lekë ndërsa unë marr 8700 leke. Nuk e kuptoj si mund të punosh një jetë të tërë dhe të mos marrësh atë që të takon", shprehet Fatmira nga Durrësi.
Pas aplikimit në platformë ajo tregon se problemi i saj u zgjidh dhe tashmë merr atë pension që i takon.