Të rinjtë e Kukësit i ankohen Bashës: Na i hapin dritaret nga pandemia, nuk shkruaj dot se më ngrijnë duart, drutë i marrim nga shtëpia

Publikuar tek: politike, më 17:18 04-12-2020 Të rinjtë e Kukësit i ankohen Bashës: Na i hapin dritaret nga pandemia, nuk shkruaj dot se më ngrijnë duart, drutë i marrim nga shtëpia Basha takim me të rinj në Kukës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me disa të rinj në qytetin e Kukësit, me maturantë dhe studentë të cilët “kanë qarë” hallet e tyre me kryedmokratin.

Një i ri tha se nga 12 shokë që ishin, kanë mbetur vetëm 2 pasi shumica kanë ikur në emigrim.

Një tjetër iu ankua Bashës për nivelin e keq të kushteve në shkollë, pasi nga pandemia mësuesit i thonë gjimnazistëve që t’i mbajnë dritaret hapur. Mirëpo i riu tha se i ngrijnë duart dhe nuk mund të shkruajë, pasi edhe pse ngrohen me dru (të marrë nga shtëpia apo të blerë vetë), është sërish ftohtë pasi me dritare hapur ngrohti nuk qendron.

Basha ndërkohë u ka kërkuar votën të rinjve me premtimin se çdo padrektësi do të marrë fund me ardhjen e tij dhe të opozitës në pushtet.

Studentja: Prindërit me sakrificë me borxhe arritën të marrin një shumë parash dhe të më fusin në shkollë. Pagova konviktin dhe sekretarja më tha sill rrobat. Ditën tjetër u mbyllën universitetet. Çfarë do bëjmë tani?

Basha: Detyra e parë e qeverisë është të planifikojë. Por kjo tregon që nuk ka plan. Vendimi ose të ishte shpallur para shumë kohësh, ose të mendohej dy herë. Nëse ka një shpresë për të nxjerrë vendin nga kriza, ajo është rinia, jeni ju. Ne do të japim 300 mijë lekë të vjetra për çdo student që bën praktikën. Por paradoksi është që këta të rinj po largohen.

Studenti: Isha duke parë një foto para disa viteve, ishim 12 shokë, sot kemi mbetur vetëm 2 sepse shumica kanë ikur në emigrim. Unë kam një pyetje. Çfarë plani ka PD dhe opozita për këdo që do të ndërmarrë një iniciativë?

Studentja II: Dua të di çfarë do të bëhet për higjienën, për dezinfektimin për alkoolin që e blejmë vetë.

Maturanti: Për shkak të pandemisë na thonë që t’i mbajmë dritaret hapur, por është shumë ftohtë se dihet klima e veriut. Nuk ka dru, e marrim vetë nga shtëpia ose e blejmë. Si mund të shkruaj në leksione kur duart e mia janë të ngrira?

Studenti III: Unë jam një ish-boksier, ish-kampion më saktë. Siç e tha dhe shoku më herët, ishim shumë më parë tani kemi ngelur 2-3 se kanë ikur në emigrim dhe pse kanë dhe kemi pasur ambicie në sport. Çfarë do të bëhet me sportin?

Maturanti II: Unë shoh një problem shumë të madh mbylljen e Universitetit të Kukësit. Çfarë motivimi do më jepni ju që të mos emigroj, por të vazhdoj studimet dhe të punoj këtu?

Basha: Kjo qeveri i ka lënë njerëzit pas dore. Kjo është e papranueshme. Ne kemi planin dhe platformën, unë me ekipin tim jemi gati, dhe kam bindjen që së bashku do i lëmë pas këto ditë të këqija e do bëjmë çmos t’i kthejmë buzëqeshjen shqiptarëve. Por për këtë unë kam nevojë për ju, ka nevojë Shqipëria. Ju keni dëshirën të ecni përpara, dhe mua kjo më motivon, që t’i japim fund të keqes një orë e më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama inspekton shkollën e rindërtuar në Lezhë por nuk gjen top basketbolli, batuta me kyrbashkiakun: O Pjerin s’ke top ti, apo vetëm bilbil ke se ke qenë polic (VIDEO)
Parashikimi i Baton Haxhiut: PD dhe LSI nuk do garojnë bashkë, zgjedhjet i fiton… »
Article Logic
Execution time: 0.013599872589111
array(1) { ["section"]=> string(139) "te-rinjte-e-kukesit-i-ankohen-bashes-na-i-hapin-dritaret-nga-pandemia-nuk-shkruaj-dot-se-me-ngrijne-duart-drute-i-marrim-nga-shtepia-230186" }