Të rinjtë i këndojnë Berishës në plazh ‘’Internacionalen’’, iu përgjigjet me dy gishtat (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 31-05-2015

Një video provokuese e disa të rinjve në plazhin e Gjirit të Lalëzit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Grupi I të rinjve, që ka qenë te Gjiri i Lalëzit, me ta parë Berishën duke shëtitur buzë detit, kanë nisur të këndojnë refrenin e ‘’Internacionales’’. Video është publikuar nga portali online i gazetës ‘’Dita’’.

‘’Internacionalja’’ është kënga himn kushtuar partive komuniste në mbarë botën. Disa të rinj kanë thirrur edhe ''Poshtë klasa politike''

Të rinjtë e kanë provokuar Berishën edhe duke i ngritur gishtin e mesit, por Berisha ua ka kthyer me dy gishtat që simbolizojnë demokracinë. Ai ka qenë nën shoqërinë e të shoqes, Lirisë.

Teksti:

Ngrihuni ju o të munduar

ju te urtët skllevër anë e mbanë

na buçet gjaku i turbulluar

s'duam padron dhe as tiranë.

Botën mizore ne do ta shkatrrojmë

që nga themelet e pastaj

me duart tona do të ndertojmë

botën e re në vend të saj.

Është lufta finale

vendimtarë mbi dhe

Internacionale

do jete botë e re.

Është lufta finale

vendimtarë mbi dhe

Internacionale

do jete botë e re.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen granata në Krujë, u hodh në oborrin e një shtëpie
Plazhet më të mira shqiptare sipas "Lonely Planet" »
Article Logic
Execution time: 0.012960910797119
array(1) { ["section"]=> string(94) "te-rinjte-i-kendojne-berishes-ne-plazh-internacionalen-iu-pergjigjet-me-dy-gishtat-video-12335" }