Të rinjtë "nxitojnë" protestën kundër duhanit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 29-05-2015 Të rinjtë

Nxënësit e Rrëshenit i kanë thënë “Jo” mazivisht duhanit. Në prag të ditës Botërore Kundër Duhanit e cila shënohet më 31 maj, në një nga shkollat e Rrëshenit është zhvilluar një aktivitet për ndërgjegjësimin e të rinjve, kundër duhanpirjes.

Me sloganin e nismës të ndërrmarrë nga Mistria e Shëndetësisë “Shqipëria Jo Duhanit”  ata kanë përçuar mesazhin për mbrojtjen e shëndetit.

Sipas raportit të fundit të treguesve të kujdesit shëndetësor të vitit 2014, duhanpirja është një ndër 3 shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shëndetit të shqiptarëve; 1 në 5 vdekje vijnë nga duhani dhe 1 në 10 sëmundje vijnë nga duhani. Këto dëme prodhojnë dhe barrën kryesore të sëmundshmërisë në Shqipëri, grup-sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale.

Vetëm për 9 muaj, pas nisjes së aksionit “Shqipëria Jo Duhanit”, janë kryer 20,873 inspektime, janë vendosur 283 gjoba me një vlerë prej 32 milion lekë apo 300 mijë dollarë. 

Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë theksojnë rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit, si dhe bëjnë thirrje për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.

DUHAN 2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalizohet operacioni, arrestohen 3 vjedhësit e motorrave dhe banesave në Vlorë
“Kërkohen burra” te Liqeni »
Article Logic
Execution time: 0.012495994567871
array(1) { ["section"]=> string(49) "te-rinjte-nxitojne-protesten-kunder-duhanit-12233" }