'Të rrisë dozën e qetësuesve për të kontrolluar nervozizmin', Bardhi: Bashkimi i qytetarëve e ka tmerruar Ramën, sa për zgjedhjet e 2007...

Publikuar tek: politike, më 17:09 06-06-2020 'Të rrisë dozën e qetësuesve për të kontrolluar nervozizmin', Bardhi: Bashkimi i qytetarëve e ka tmerruar Ramën, sa për zgjedhjet e 2007...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratrike, Gazmend Bardhi, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur tha se "humbja e PD në 2017 s'kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!".

Bardhi ka sulmuar Ramën duke thënë se duhet të rrisë dozën e ilaçeve qetësuese nq mënyrë që të kontrollojë nervozizmin dhe të mos flasë me vete.

Përmes një shënimi në facebook, Bardhi shprehet se "për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA".

Ai thotë se bashkimi i qytetarëve e ka tmerruar Ramën, duke e kthyer atë në një komentator qesharak.

Statusi i plotë

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097339153289795
array(1) { ["section"]=> string(138) "te-rrise-dozen-e-qetesuesve-per-te-kontrolluar-nervozizmin-bardhi-bashkimi-i-qytetareve-e-ka-tmerruar-ramen-sa-per-zgjedhjet-e-2007-209301" }