Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, konkretisht në zonën e “Rrugës së Elbasanit” ku një 39 vjeçar i dënuar më herët për prostitucion ka përdhunuar një vajzë.
Policia bën me dije se më datë 23.01.2017, u arrestua shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytezim proctitucioni. Sipas policisë, më datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer mardhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetesen K. Z., banuese në Tiranë.