Banorët e Zharrëzës që kanë hyrë në grevë urie kanë replikuar të indinjuar me zv/kryeministrin Niko Peleshi, i cili tha në Kuvend se protestuesit janë duke u përdorur politikisht, ndërsa kërkoi që çështja e tyre të mbetet lokale dhe të mos kthehet në shqetësim kombëtar.
Grevistët hedhin poshtë akuzën se po përdoren politikisht dhe kanë kërkuar nga Peleshi që të mos spekulojë me gjakun dhe fatkeqësinë që atyre u ka rënë, ndërsa shprehen se zv/kryeministri as nuk e ka idenë se ku ndodhet Zharrëza.
Gjatë videos direkte në faqen e “Nisma Thurje”, grevistët ankohen se janë braktisur edhe nga mjekët, të cilët vonohen me orë të tëra kur u kërkohet ndërhyrja.