Të shënat me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Vlorë, reagon Sali Berisha

Publikuar tek: aktualitet, më 07:01 05-08-2019 Të shënat me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Vlorë, reagon Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për të shtënat me armë në një lokal në Vlorë, ku dy shtetasit me iniciale E.XH e Sh.L vranë pronarin e lokalit Arben Beqiraj dhe plagosën të birin e tij Ergest Beqiraj, nipin Brikelo Beqiraj dhe një person tjetër me emrin Nesim Hodaj. 

Berisha deklaron në një postim në Facebook se rendi është në duart e krimit dhe krimi dha mbrëmë goditjen e radhës.

Sipas ish-kryeministrit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nuk luftojnë krimin, por po merren me tenderin e uniformave të policisë.

"Rendi ne duart e krimit!

Krimi i ulur kembekryq ne Vlore dha sonte godjen e radhes ne kete qytet. Nga perleshja me arme ne nje lokal u plagosen tre vete, njeri prej te cileve pronari i lokalit ne gjendje kritike. Sipas rregullit kriminelet largohen te qete ne drejtim gjithnje te paditur. 
Gjeneral Kanabisi dhe Ardi Balili jane shume te zene se po merren me pasion me tenderin 30 milione euro te uniformave te narkopolicise! sb", shkruan Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se Arben Beqiraj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital për shkak të plagëve të marra në bark, në gjoks, në këmbë dhe në duar.

Postimi i 10 orëve më parë:

dhj.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056294918060303
array(1) { ["section"]=> string(78) "te-shenat-me-1-te-vdekur-dhe-3-te-plagosur-ne-vlore-reagon-sali-berisha-174366" }