‘Të shoh që po plakesh, s’ja ke idenë se sa e vuaj’, Granit Xhaka përlot me urimin e ndjerë për të atin (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:14 20-05-2019 ‘Të shoh që po plakesh, s’ja ke idenë se sa e vuaj’, Granit Xhaka përlot me urimin e ndjerë për të atin (FOTO)

Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka ditën e djeshme ka dhënë lajmin se do të bëhet baba për herë të parë.

Mirëpo sot ai ka publikuar një tjetër postim në ‘Instagram’, përmes së cilit tregon se dita e sotme është një ditë shumë e veçantë për të.

Babai i Granitit feston ditëlindjen dhe futbollisti i ka deedikuar disa fjalë vërtetë të ndjera.

 ‘I dashur babë… nëse në jetën time ka një mashkull për të cilin do jepja jetën time JE TI. Të dua aq shumë, aq marrëzisht saqë pa ty në jetën time s’do dija ç’të bëja, s’do dija të ecja, s’do dija të jetoja. Për mua je njeriu më perfekt që ekziston, jo sepse je babi im, por sepse je me të vërtetë një njeri që në këtë botë apo në tjetër nuk ekziston një kopje tjetër e jotja. Ndihem mirë kur të shoh, ndihem mirë kur më flet, ndihem mirë kur më shikon, ndihem mirë kur më përqafon, ndihem mirë në çdo hap që bëj. Të shoh dhe e kuptoj që po plakesh, s’ja ke idenë se sa e vuaj këtë gjë, do bëja gjithçka që të të shikoja gjithmonë njësoj, me atë buzëqeshjen tënde që o Zot, më bën njeriun më të lumtur në botë, që më jep kurajo atëherë kur mendoj se jam keq, që më jep forcë të përballoj çdo gjë në këtë jetë që vetëm të përplas. Të dua shumë, ndonëse ta them përditë nuk lodhem asnjëherë të të them me të vërtetë se pa ty, unë do vdes. Urime babi im! Gëzuar ditëlindjen!’, shkruan Xhaka.

Kujtojmë se Graniti tashmë jeton në Angli dhe luan me ekipin e Arsenalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1834499835968
array(1) { ["section"]=> string(111) "te-shoh-qe-po-plakesh-s-ja-ke-idene-se-sa-e-vuaj-granit-xhaka-perlot-me-urimin-e-ndjere-per-te-atin-foto-165043" }