“Të shpallen dëshmorë mjekët që vdesin nga Covid”, ja cilët janë mantelbardhët që ndodhen në Kryeministri me stafin e Ramës (KËRKESAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 24-09-2020 “Të shpallen dëshmorë mjekët që vdesin nga Covid”, ja cilët janë mantelbardhët që ndodhen në Kryeministri me stafin e Ramës (KËRKESAT) FotoMontazh: Mjeket qe jane ne takim ne Kryeministri

Gent Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini janë mjekët që kanë shkuar pak minuta më parë në Kryeministri dhe po zhvillojnë një takim me stafin e kryeministrit Rama.

Ata do t’i paraqisin kryeministrit Rama katër kërkesat e tyre, me të cilave shpalljen dëshmorë të mjekëve që vdesin nga Covid dhe sigurimin e jetës.

Mësohet se takimi në Kryeministri vjen pas lajmërimit të djeshëm të tyre, se do të protestonin sot para ambienteve të QSUT. Jashtë Kryeministrisë janë parë fillimisht mjekët Gent Stroni dhe Arjan Mezini, e më pas atyre u janë bashkuar kolegët Altin Kuqo, Fatos Olldashi dhe Arjan Harxhi, ndërsa bëhet me dije se Rama nuk ka dalë vet për t’i pritur.

Ministrja Ogerta Manstirliu dhe drejtori i QSUT Enkel Joti do të jenë në takim me mjekët, si dhe përfaqësues nga kabineti i Ramës.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011431932449341
array(1) { ["section"]=> string(136) "te-shpallen-deshmore-mjeket-qe-vdesin-nga-covid-ja-cilet-jane-mantelbardhet-qe-ndodhen-ne-kryeministri-me-stafin-e-rames-kerkesat-221460" }