Kapen e ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.
50vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale ''Shfrytëzim prostitucioni'', ''Trafikimi narkotikëve'' dhe ''Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal'',.
Gjithashtu u arrestua Tayfun.D., 35 vjeç, banues në Turqi i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ''Mashtrim me kredi''. Ky shtetasi është dënuar me 1 vit burg.
Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim.