Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 11-08-2020 Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Vlorë Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi G. V., 43 vjeç, dhe shtetasi F. Ç., 69 vjeç, të dy banues në Vlorë.

43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhje’ në bashkëpunim, ndërsa 69-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg.

Njoftimi policisë:

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim për vjedhje dhe për dhunë në familje.

Ndalohet shtetasi G. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”

Ndalohet shtetasi F. Ç., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011523008346558
array(1) { ["section"]=> string(92) "te-shpallur-ne-kerkim-per-vjedhje-dhe-dhune-ne-familje-arrestohen-dy-persona-ne-vlore-216774" }