Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra kundrejt kryeministrit Edi Rama të cilin e quan të sëmurë psiqik.
Kryemadhi, bëri një përmbledhje të 'çështjeve të nxehta' që shqetësojnë vendin sot, dhe si fajtor kryesor bën kryeministrin Edi Rama.
"Unë si doktoreshë e shkencave i them që alkooloidet kanë të njëjtën formulë me alkoloidet sintetike me një ndryshim shumë të vogël që nuk duket në pamje te jashtme. Izotopet e alkooloideve që janë drogat kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta.
Ndërsa drogat sintetike kanë efekt të përjetshëm të cilat nguliten në trurin e njeriut. Kryeministri është nën drejtimin e këtyre izotopeve.
I bëj thirrje të gjithë mjekëve që janë pjesë e PS- të marrin fatet në dorë sepse janë në dorën e një të sëmuri psikik.
Është peng i krimit të organizuar dhe peng i substancave sintetike. I bej thirrje mjekëve personalë të Ramës që ta ndalojnë në rrugën e perdoirimit të substancave në mënyrë që të shpëtojë ato pak vite jetë që i kanë ngelur", u shpreh Kryemadhi.