Të shtëna armësh edhe në stacionin e trenit në Amsterdam

Publikuar tek: bota, më 20:41 22-03-2016 Të shtëna armësh edhe në stacionin e trenit në Amsterdam

Zyrtarë holandezë kanë deklaruar se disa të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e sotme në stacionin qëndror të Amsterdamit. Një zëdhënës i policisë ka refuzuar të japë më shumë detaje, por ka njoftuar se askush nuk është plagosur.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë për Reuters se janë dëgjuar të shtëna armësh dhe ka parë një person që po përpiqej t’i largohej policisë me vrap. 3 persona janë arrestuar deri më tani.

Nuk ka informacione nëse ishte planifikuar ndonjë sulm terrorist, por raportohet se në zonën përreth stacionin ka prezencë të madhe policie.

4 shpërthime terroriste i kanë marrë sot jetën 34 personave në Bruksel të Belgjikës dhe kanë plagosur me qindra të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet një terrorist iraken në Napoli
Donald Trump: Brukseli është vetëm fillimi, do bëhet keq e më keq »
Article Logic
Execution time: 0.022751808166504
array(1) { ["section"]=> string(62) "te-shtena-armesh-edhe-ne-stacionin-e-trenit-ne-amsterdam-35752" }