Të shtëna me armë, ALARMOHET qyteti ‘i mbushur’ me shqiptarë, zbulohet pista që po heton policia

Publikuar tek: rajon, më 17:31 21-01-2021 Të shtëna me armë, ALARMOHET qyteti ‘i mbushur’ me shqiptarë, zbulohet pista që po heton policia Pamje nga vendngjarja

Pak orë më parë qyteti bregdetar i Selanikut u alarmua nga disa të shtëna armësh në zonën e Ippokratio, që tronditën banorët dhe policinë.

Personat që qëlluan mbeten ende të paidentifikuar teksa autoritetet po punojnë për zbulimin dhe kapjen e tyre. Dëshmitarët okularë thanë për mediat greke se në kryqëzimin e Rrugës Karamanli dhe 28 Tetori, persona të panjohur qëlluan drejt dy personave të tjerë dhe më pas u larguan.

Nga raportimet e para bëhet me dije se ka dy të plagosur, njëri prej të cilëve plumbin e ka marrë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. I pari u largua me automjetin që kishte ardhur dhe i dyti u largua në këmbë.

Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja. Për mrekulli, nuk pati viktima, pasi brenda dyqanit ku u qëllua në atë kohë kishte punonjës dhe klientë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

Selaniku3.jpg

Selaniku2.jpg

Selaniku1-1.jpg

Selaniku6.jpg

Selaniku5.jpg

Selaniku4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare me probleme mendore, ja çfarë deklaroi para policisë
Ka më shumë se trefishin e popullsisë sonë, por më pak raste të Covid-19; publikohen shifrat e Greqisë »
Article Logic
Execution time: 0.0124351978302
array(1) { ["section"]=> string(99) "te-shtena-me-arme-alarmohet-qyteti-i-mbushur-me-shqiptare-zbulohet-pista-qe-po-heton-policia-235879" }