Të shtëna me armë dje në qytetin e Lezhës, policia jep DETAJE

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 08-04-2018 Të shtëna me armë dje në qytetin e Lezhës, policia jep DETAJE Foto ilustruese

Ditën e djeshme qyteti i Lezhës është tronditur nga të shtëna me armë.

Kjo pasi polici i shërbimit ka ndaluar një makinë në rrugë e i ka kërkuar drejtuesit të saj dokumentat. Drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar e është konfliktuar me punonjësin e policisë. Në përplasjen mes tyre janë përfshirë dhe 2 pasagjerë të automjetit të ndaluar.

Polica jep versionin e saj e shprehet se në momentin e ndalimit 3 shtetasit janë konfliktuar me punonjësin e policisë dhe e kanë kundërshtuar atë fizikisht. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive punonjësi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri pistoletë. Bëhet me dije se ndaj 3 shtetasve ka nisur procedimi penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Polici i shërbimit ka ndaluar 3 shtetas, përkatësisht Eduart Lleshi (Nikolli), 22 vjeç, banues në Lezhë, A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë dhe A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara më mjetin tyre tip ‘Porsche” në qytet duke rrezikuar këmbësorët. Në momentin e ndalimit 3 shtetasit janë konfliktuar me punonjësin e policisë dhe e kanë kundërshtuar atë fizikisht. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive punonjësi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri pisoletë, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas, në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve, të cilët janë proceduar. Ndaj 3 shtetasve ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore konform procedurave ligjore. Veprat penale jane “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyres” parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Eduart Lleshi (Nikolli), dhe vepra penale “Kanosja për shkak të detyres” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal , në ngarkim të shtetasve A.L. dhe A.J.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me kulaç e me vezë, Kryemadhi uron besimtarët orthodoksë: Besimi është ÇELËSI
Basha uron Pashkët, shfaqet si rrallë herë më TË SHOQEN (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012341976165771
array(1) { ["section"]=> string(67) "te-shtena-me-arme-dje-ne-qytetin-e-lezhes-policia-jep-detaje-116138" }