Të shtëna me armë në Kavajë, 1 i vdekur, plagoset EFEKTIVI i policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:11 10-10-2019 Të shtëna me armë në Kavajë, 1 i vdekur, plagoset EFEKTIVI i policisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë, pak pas mesnate, shkruan Newsbomb.al.

Konflikti mes dy personave ka çuar në përdorimin e armëve dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vdekur dhe tjetri është plagosur. Mësohet se i plagosur ka mbetur një efektiv policie.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Personat janë konfliktuar me njëri tjetrin, dhe shkak për këtë është bërë një grua. Kjo ka çuar më pas në përdorimin e armëve që do të rezultoonte fatale për njërin prej tyre, i cili humbi jetën.

Mësohet se efektivi i plagosur është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit, më pas është nisur me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet për të marrë mjekim më të specializuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030932188034058
array(1) { ["section"]=> string(74) "te-shtena-me-arme-ne-kavaje-1-i-vdekur-plagoset-efektivi-i-policise-181461" }