Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një 22-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka qëlluar më armë në drejtim të një të riu.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 22-vjeçari me iniciale Xh.D., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale N.N 24 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar, por menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë nga ku kanë sekuestruar 3 gëzjoja dhe kanë shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.03.2017, nga efektivët e Sektorit kunder krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.D. 22 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po levizte me mjetin e tij . Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar. Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasja me paramendim’ mbetur nëtentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 7822 e 278/5 të Kodit Penal.