Sherr mes të rinjve në Durrës, një prej tyre qëllon në ajër dhe largohet

Publikuar tek: aktualitet, më 17:19 02-07-2020 Sherr mes të rinjve në Durrës, një prej tyre qëllon në ajër dhe largohet Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Durrësit, teksa mendohet se nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një hoteli janë gjetur 5 gëzhoja. Mësohet se ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta mes disa të rinjve, teksa një prej tyre ka qëlluar në ajër dhe është larguar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po bën verifikimin e zonës si dhe ka nisur punën kapjen e autorit, duke qenë se tashmë ai është identifikuar, thonë burime nga policia.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089728832244873
array(1) { ["section"]=> string(70) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-durres-nuk-duhet-nese-ka-te-lenduar-212601" }