Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 26-01-2021 Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Ditën e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve për mediat, ka mbetur i plagosur Marion Mitro.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe Mitro është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shtrirë si derra nëpër kolltuqe e bam-bum”, Rama shpërthen ndaj drejtuesve të mediave
Rama mbron Bashën, Metën dhe Ilir Kullën, njëlloj si “të vetët”: Nuk ka vend për spekulim, Prokuroria Anti-Mafia ka nxjerr konkulzionet »
Article Logic
Execution time: 0.011166095733643
array(1) { ["section"]=> string(60) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-vlore-plagoset-nje-person-236450" }