Plagoset një person me armë zjarri në fshatin Fermë-Çlirim në Fier.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet R.Gj, 19 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit. Mësohet se 19-vjeçari ishte me të fejuarën kur u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e kësaj plagosjeje ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË (Paraprak):
Në datën 30.01.20178, ora 15:45 , ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana të paqarta, shtetasi R.Gj,19 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi R.Gj ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.