Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

Publikuar tek: rajon, më 20:34 25-08-2019 Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person Foto ilustruese

Raportohet se pak më parë në Prishtinë ka patur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia e ka konfirmuar të shtënën me armë duke bërë me dije se ngjarja ka ndodbhur në rrugën Azem Bejtja në Prishtinë.

Njoftimi i policisë:

‘Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugen Azem Bejta në Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor’, ka zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia ka njoftuar se nga njësitet policore ështe duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028175830841064
array(1) { ["section"]=> string(51) "te-shtena-me-arme-zjarri-plagoset-nje-person-176314" }