Të shtënat me armë në Elbasan, Ervis Çaushllari u largua nga vendngjarja, por ka marrë plumb në shpatull; mësohet vendndodhja e tij (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 25-11-2020 Të shtënat me armë në Elbasan, Ervis Çaushllari u largua nga vendngjarja, por ka marrë plumb në shpatull; mësohet vendndodhja e tij (FOTO-VIDEO) Nga vendngjarja

Të shtënat me armë zjarri ku si pasojë kanë lënë të plagosur një person, kanë alarmuar qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Ervis Çaushllari është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme, në drejtim të një automjeti në të cilin udhëtonin disa persona. Çaushllari dhe shoferi i mjetit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur Ervis Çaushllari, i cili momentalisht ndodhet te Spitali i Traumës në Tiranë, në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën. Ai mendohet se ka ardhur vetë në Tiranë me makinë personale, për të marrë mjekim.

127280196_675641356479917_8269415137366585254_n_copy_copy.jpg

Mësohet se ai ka marrë një plumb në shpatull. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë. Nga kqyrja e pamjeve filmike është vënë re që Çaushllari ka qëlluar i pari.

“Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur”, njofton Policia.

Ervis Çaushllari nuk është një emër i panjohur për Blutë e Elbasanit. I njohur dhe me nofkën “korçari”, ai ka qenë me më herët objekt i punës së tyre. Në shkurt të këtij viti ai ka ndjekur nga pas me makinë një mjet tip Golf 5 në qytetin dhe pasi i ka dalë paralel, ka nisur të qëllojë shoferin, shtetasin Dehar Ahmeti.

Ky i fundit ka mundur të largohet dhe ka shkuar në Polici ku ka bërë denoncim. Por pas disa muajsh oficeri që ndiqte rastin është kërcënuar me jetë dhe rasti ka mbetur i pazbardhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen SHIFRAT: Rastet e reja dhe vdekjet nga COVID gjatë 24 orëve të fundit
E RËNDË në Pukë/ Prej 2 orësh punonjësit e IKMT-së në greminë, nxirret njëri, tjetri ndodhet ende në mjet »
Article Logic
Execution time: 0.011904954910278
array(1) { ["section"]=> string(144) "te-shtenat-me-arme-ne-elbasan-ervis-caushllari-u-largua-nga-vendngjarja-por-ka-marre-plumb-ne-shpatull-mesohet-vendodhja-e-tij-foto-video-229093" }