Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, policia njoftim zyrtar: 26 vjeçari qëlloi me pistoletë në ajër, shoqërohet edhe shoku i tij (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 25-10-2020 Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, policia njoftim zyrtar: 26 vjeçari qëlloi me pistoletë në ajër, shoqërohet edhe shoku i tij (EMRI)

Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtanat me armë zjarri në zonën e Triportit në Vlorë.

Fillimisht u raportua për të plagosur, por sipas njoftimit të policisë 26 vjeçari E.Ç ka qëlluar me pistoletë në ajër pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë bashkë me të në komisariat është shoqëruar edhe shoku i toj F.Z, ndërsa mësohet se autori quhet Emiljo Çela.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.

Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të  Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bollino i përgjigjet 10 pyetjeve të Metës dhe e akuzon: Ti fsheh VRASËS FËMIJËSH mes intelektualësh e Arqipeshkësh
Shkrumbohet nga flakët ‘BMW-ja’ në autostradën e TEG-ut, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011950016021729
array(1) { ["section"]=> string(136) "te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-vlore-policia-njoftim-zyrtar-26-vjecari-qelloi-me-pistolete-ne-ajer-shoqerohet-edhe-shoku-i-tij-emri-225123" }