Një 36-vjeçari është gjetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Saukut.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 38-vjeçari Santi Xhaferri, i cili është gjetur shumë pranë spitalit të Sanatoriumit nga kalimtarët, të cilëve u ka kërkuar ta dërgojnë në spital.
Fillimisht kalimtarët e kanë çuar në spitalin e Sanatoriumit, pasi ishte afër, dhe aty mjekët i kanë konstatuar një plagë të shkaktuar me armë zjarri në këmbë.
Mejnëherë janë njoftuar forcate policisë, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave, të paqarta deri tani.
38-vjeçari ka marrë mjekimin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet të dëshmojë për ngjarjen para uniformave blu.