'Të tërhiqet njohja e Kosovës', Kryeministri çek bisedon me presidentin Zeman

Publikuar tek: rajon, më 07:08 17-09-2019 'Të tërhiqet njohja e Kosovës', Kryeministri çek bisedon me presidentin Zeman

Kryeministri çek, Andrej Babish dëshiron të adresojë çështjen e njohjes së Kosovës me ministrin e Jashtëm, Tomas Petricek dhe me atë të Brendshëm, Jan Hamacek. Babish e tha këtë pas një takimi të rregullt që e zhvilloi me presidentin Milosh Zeman.

Zeman javën e kaluar tha se do të shohë nëse njohja e pavarësisë së Kosovës mund të tërhiqet, raportojnë mediat çeke “novinky” dhe “ceskenoviny”.

“Presidenti i është referuar një rezolute të Dhomës së Deputetëve gjatë qeverisë së Topolanekut për të mos e njohur Kosovën. Do të adresojmë këtë gjatë një takimi të koordinuar për politikë të jashtme”, tha Babishi, shkruan Koha.net, transmeton Newsbomb.al.

Kujtojmë se kabineti i kryeministrit të atëhershëm të Çekisë, Mirek Topolanek, nuk e kishte mbështetur këtë rezolutë.

Zeman javën e kaluar tha se do të shohë nëse njohja e pavarësisë së Kosovës mund të tërhiqet, raportojnë mediat çeke “novinky” dhe “ceskenoviny”.

“Presidenti i është referuar një rezolute të Dhomës së Deputetëve gjatë qeverisë së Topolanekut për të mos e njohur Kosovën. Do të adresojmë këtë gjatë një takimi të koordinuar për politikë të jashtme”, tha Babishi.

Kujtojmë se kabineti i kryeministrit të atëhershëm të Çekisë, Mirek Topolanek, nuk e kishte mbështetur këtë rezolutë.

I pyetur nëse Babishi përjashton çdo ndryshim në raport me njohjen e Kosovës, ai tha: “Nuk po e them këtë. Kam diskutuar me Presidentin. Presidenti thotë se pozicioni [për njohje të Kosovës] erdhi edhe për faktin se morëm pjesë në NATO për pak kohë [gjatë luftës në Kosovë], se ishte një vendim politik, por se opinioni i tij për njohjen e Kosovës është negativ”, tha Babishi.

Javën e kaluar, Babishi tha se nuk sheh ndonjë arsye që qeveria çeke të ndryshojë qëndrimin e saj në raport me njohjen e Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022714853286743
array(1) { ["section"]=> string(81) "te-terhiqet-njohja-e-kosoves-kryeministri-cek-bisedon-me-presidentin-zeman-178715" }