Të vaksinuarit duhet të kenë disa privilegje, ja çfarë sugjeron ministri gjerman

Publikuar tek: bota, më 15:11 17-01-2021 Të vaksinuarit duhet të kenë disa privilegje, ja çfarë sugjeron ministri gjerman

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se "njerëzit e vaksinuar duhet të lejohen të ushtrojnë përsëri të drejtat themelore" duke përfshirë shkuarjen në restorante dhe kinema.

"Ende nuk është sqaruar përfundimisht se në çfarë mase njerëzit e vaksinuar mund të infektojnë të tjerët. Ajo që është e qartë, megjithatë, është se një person i vaksinuar nuk i merr më askujt një ventilator. Kjo heq të paktën një arsye kryesore për kufizimin e të drejtave themelore",- i tha Maas gazetës Bild.

Sugjerimi bie në kundërshtim me të tjerët në kabinet që kanë përjashtuar liritë e veçanta.

Një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte "përjashtuar diskutimi" për të trajtuar njerëzit e vaksinuar ndryshe ndërsa nuk ishte provuar shkencërisht se vaksinimi parandalon transmetimin e virusit.

Më shumë se një milion njerëz janë vaksinuar deri më tani në Gjermani, ku ka një bllokim të paktën deri në fund të muajit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maska e detyrueshme dhe distanca 2 metër, Austria vazhdon izolimin deri më 7 shkurt
Michelle Obama feston sot ditëlindjen, bashkëshorti i saj i dedikon fjalët më romantike »
Article Logic
Execution time: 0.011137962341309
array(1) { ["section"]=> string(86) "te-vaksinuarit-duhet-te-kene-disa-privilegje-ja-cfare-sugjeron-ministri-gjerman-235337" }