Të varfërit në Shqipëri, a po tkurret lista për të ulur numrin real të tyre?

Publikuar tek: aktualitet, më 20:18 17-03-2015 Të varfërit në Shqipëri, a po tkurret lista për të ulur numrin real të tyre?

Zyrtarisht ka më pak të varfër që asistohen nga shteti në Shqipëri. Numri i personave që përfitojnë nga skemat e varfërisë, të ndihmës ekonomike dhe asaj të invaliditetit ulet vazhdimisht. Vetëm në një vit qeveria Rama, pas një fushate për pastrimin e listave nga të ashtëquajturit abuzues kurseu rreth 29 mijë pagesa mujore, dhe efekti finaciar kap vlerën e rreth 108 milion lekë, transmeton “Agon Channel”.

Sipas shifrave të INSTAT varfëria në Shqipëri ka përfshirë 16.5% të popullsisë dhe po të bësh një llogari numri i të varfërve në një popullsinë prej 2. 8 milion është rreth 580 mijë, prej të cilëve vetëm rreth 200 mijë përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike dhe asaj të paaftësië. Ndërsa 380 mijë të tjerë as që nuk janë përfshirë në to. Për këtë mospërputhje shifrash ekpertët japin shpjegimin e tyre.

“Në kushtet kur numri i të varfërve rezulton më i lartë se i përfituesve të ndihmës së varfërisë, instutucionet në vend të zgjerojnë skemat e ndihmave, po tkurin gjithnjë e më shumë lisat e përfituesve. Një gjë e tillë nuk ndodh askund”, shprehet Leonard Strazimiri, ekspert i çështjeve socaile.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 5 persona, iu gjetën 5 kg tritol
Çipa pret ambasadorin e OSBE, diskutohen projekte të përbashkëta për dhunën në familje »
Article Logic
Execution time: 0.012814998626709
array(1) { ["section"]=> string(79) "te-varferit-ne-shqiperi-a-po-tkurret-lista-per-te-ulur-numrin-real-te-tyre-6187" }