Të vdesësh dhe varrosesh i vetëm – Covid-19 ndryshoi TRADITEN E VARRIMEVE, arkivole të vetmuar, në arkivole njerëz me qese, jo me rroba (HISTORIA TRAGJIKE)

Publikuar tek: bota, më 14:44 29-03-2020 Të vdesësh dhe varrosesh i vetëm – Covid-19 ndryshoi TRADITEN E VARRIMEVE, arkivole të vetmuar, në arkivole njerëz me qese, jo me rroba (HISTORIA TRAGJIKE)

Dom Gabriele Bernardelli, prifti 58 vjecar në qytetin Italian Castiglione D’Adda, ka humbur më shumë se 60 pjestarë të famulisë së tij nga virusi corona. Nuk mund të bënte asnjë funeral të hajrit për secilin prej tyre.

“Tani që funeralet janë të ndaluara, zëvendësi im i famullisë dhe unë jemi të vetmit që lutemi për të vdekurit në emër të gjithë komunitetit” tha ai në një inervistë telefonike. “Shumë nga famullistët e mi nuk munden të flisnin me të dashurit e tyre përpara ndarjes së tyre nga jeta – ata shohin vec një arkivol të mbyllur, nëse janë me fat. Ne mund të jemi pranë atyre dhe të lutemi me ta. Duhet vec të kemi besim”.

Pandemia ka sjellë vdekjen e qindra personave, dhe pikëllimin e mijëra të tjerëve. Por ka shkaktuar edhe ndryshim rrënjësor sesi ata që mbeten pas mund të vajtojnë të vdekurit – ritualet dhe traditat që janë trashëguar në breza.

Në gjithë evropën, autoritetet kanë lëshuar urdhëra për të anuluar apo ulur numrat e personave të funeraleve. Në itali dhe në Spanjë dy vendet që janë prekur më keq në continent dhe ku ritet katolike janë pjesë e ngulitur e shoqërisë, qeveritë kanë marrë masa drastike në përgjigje të rritjes së papritur të vdekjeve.

Në Itali, ku funeralet publike janë ndaluar në gjithë vendin, janë sjellë focat e armatosura të evakuojnë trupat e të vdekurve nga spitalet. Në Madrid, autoritetet locale kanë shndërruar një shesh akulli, në një morg të përkohshëm. Të enjten, qeveria rajonale ndaloi grumbullimet në kryeqytetin spanjoll, duke përmendur rritjen e numrit të vdekjeve.

https___d1e00ek4ebabms.cloudfront.net_production_04c1f1dc-8180-44f2-b881-65e92f494f64.jpg

Edhe në Gjermani, ku numri I vdekjeve është më I ulët, janë marrë masa nga kishat për të ndryshuar praktikat: sipas zyrtarëve, jo më shumë se 10 vetë mund të marrin pjesë në një funeral. Ata që marrin pjesë në varrime mbajnë një distancë të paktën 1.5 metër larg njëri tjetrit dhe nuk duhet të shtrëngojnë duart apo të përqafohen. Rregullat aplikohen për të gjitha varrimet, edhe ata që nuk janë të prekur nga coronavirus.

Axel Hahn, drejtori I një agjencie funerale në Mannheim thotë se është dakord me rregullat e reja, por ndjen keqardhje po ashtu për gjestet tradicionale dhe simbolikën e varrimeve që tashmë janë bërë të pamundura.

“Përpiqemi tu japim njerëzve mundësinë të thonë lamtumirën e tyre. Këto janë momente shumë të rëndësishme: Të shohësh fytyrën e të dashurit tënd për herë të fundit, të kapësh dorën e ftohtë të babait apo të vendosësh disa lule apo një foto në varr. Të gjitha këto të ndihmojnë të kuptosh dhe të ndjesh se cfarë ka ndodhur. Dhe këto nuk janë të mundura në cdo rast, edhe pse ne përpiqemi.

Giorgio Gori, kryebashkiak I Bergamos, qytetit Italian më të prekur si epiqendër e virusit, thotë se sipërmarrësit e varrimeve në Lombardi nuk janë më të aftë të menaxhojnë valën e madhe të vdekjeve.

“Lombardia po kërkon sipërmarrës varrimesh nga rajone të tjera që të marrin trupat e viktimave covid-19 sepse nuk ia dalin dot. Morgjet tona janë plot e përplot me krematoriumi po funksion pafundësisht” thotë ai për Financial Times.

https___d1e00ek4ebabms.cloudfront.net_production_20b80ec4-aaa5-43f7-a379-9c0dcbafccdd.jpg

Në Bergamo, viktimat nuk po vishen pas vdekjes. Rregullat e shëndetit që kanë dalë nga autoritetet lokale detyrojnë ata që bëjnë funeralet të vendosin trupat në qese kontaminimi, të paveshur, me rrobat e spitalit apo rrobat që kanë pasur veshur kur kanë vdekur dhe menjëherë të vendosen nëpër arkivole.

Vanda Piccioli që drejton një kompani funeralesh në qytetin Alzano Lombardo, thotë se ajo është detyruar të kthejë funerale mbrapsh. “Nuk kemi parë ndonjëherë një gjë të tillë. Nuk ka asgjë të mos jetë trishtuese. Jemi si tampon në këtë rast” thotë ajo.

“Tani mund të nderojmë të vdekurit vetëm me gjeste të vogla” thotë Antonio Ricciardi, presidenti I shoqatave të agjencive funerale në Bergamo. Ka nga ata që na kërkojnë të marrim një unazë, ata që kërkojnë të marrin një foto të fundit përpara se ti fusim në arkivol”. (Financial Times)

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090348720550537
array(1) { ["section"]=> string(155) "te-vdesesh-dhe-varrosesh-i-vetem-covid-19-ndryshoi-traditen-e-varrimeve-arkivole-te-vetmuar-ne-arkivole-njerez-me-qese-jo-me-rroba-historia-tragjike-200539" }