Të veshur kokë e këmbë kundra koronavirusit, Reuters publikon FOTOT e mbërritjes së Lasgushit në Rinas nga Britania e Madhe me shqiptarët e bllokuar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:15 01-04-2020 Të veshur kokë e këmbë kundra koronavirusit, Reuters publikon FOTOT e mbërritjes së Lasgushit në Rinas nga Britania e Madhe me shqiptarët e bllokuar Mberritja ne Rinas e shqiptareve te bllokuar ne Britani

Florion Goga, fotografi i agjencisë britanike të lajmeve Reuters ka publikuar disa foto nga mbërritja në Rinas e Lasgushit, avionit të Air Albania, i cili ka kthyer në atdhe shqiptarët e mbetur në Britani pas mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Në foto, shqiptarët e riatdhesuar shihen të veshur kokë e këmbë me veshje mbrojtëse kundër koronavirusit, ndërsa sipas urdhrit të qeverisë edhe pse mund të mos jenë të prekur nga koronavirusi, duhet të vetëizolohen për dy javë.

Pas mbërritjes në Rinas, të gjithë shtetasit shqiptarë u janë nënshtruar protokolleve të rrepta, si matja e temperaturës dhe plotësimi i formularëve me të dhënat personale dhe kontaktet që kanë patur jashtë vendit.

Foto për Reuters – Florion Goga:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092089176177979
array(1) { ["section"]=> string(154) "te-veshur-koke-e-kembe-kundra-koronavirusit-reuters-publikon-fotot-e-mberritjes-se-lasgushit-ne-rinas-nga-britania-e-madhe-me-shqiptaret-e-bllokuar-200973" }