Të veshur me kamuflazh, me maska dhe armë, Ministria publikon FOTON e ekipit që nxori shqiptarët nga Al Hawl: Do të riatdhesojmë të gjithë fëmijët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 28-10-2020 Të veshur me kamuflazh, me maska dhe armë, Ministria publikon FOTON e ekipit që nxori shqiptarët nga Al Hawl: Do të riatdhesojmë të gjithë fëmijët Ekipi qe nxori shqiptaret nga Al Hawl

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme publikon një foto të ekipit shqiptar dhe atij libanez që ka punuar në kampin Al Hawl në Siri dhe bëri të mundur nxjerrjen nga atje, pas 5 javësh, të 4 fëmijëve dhe një gruaje.

Në foton e publikuara nga Ministri, nga e majta në të djathtë dallohen: Konsulli i Nderit Marc Iskandar Ghorayeb, shefi i Anti-Terrorit shqiptar Gledis Nano dhe shefi i Operacioneve speciale Indrit Doda. Në deklaratën zyrtare, Ministria e Jashtme falenderon autoritetet e huaja që ndihmuan homologët shqiptarë të hynin dhe vepronin në kamp, si dhe njofton se të gjithë fëmijët dhe personat që nuk kanë kryer krime në Siri, do të riatdhesohen.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses të plotë operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.

Finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.

Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Lexo edhe: Kush është Gledis NANO, shefi ‘i hekurt’ i Anti-Terrorit

123126592_688945481754783_593546792199219003_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Mashtrimet Nigeriane’ bien në rrjetën e Policisë së Shtetit, ata bëjnë thirrje për kujdes: Ja mesazhi që ju vjen në Whats App dhe ju kërkon të dhënat
E drejta e autorit, Margariti debat me autorët dhe kompozitorët (KËRKESAT E ARTISTËVE) »
Article Logic
Execution time: 0.01093602180481
array(1) { ["section"]=> string(150) "te-veshur-me-kamuflazh-me-maska-dhe-arme-ministria-publikon-foton-e-ekipit-qe-nxori-shqiptaret-nga-al-hawl-do-te-riatdhesojme-te-gjithe-femijet-225500" }