Të veshur si policë tentuan të grabisin banesën, pronari: Na thanë kemi ardhur për kontroll, i ndoqëm me makinë, ata ranë në…(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 26-10-2020 Të veshur si policë tentuan të grabisin banesën, pronari: Na thanë kemi ardhur për kontroll, i ndoqëm me makinë, ata ranë në…(E PLOTË) Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Haderaj të Selenicës, Vlorë, ku tre persona të veshur si policë kanë tentuar të grabisin një banesë.

Bëhet me dije se personat e veshur si policë kanë tentuar të grabisin banesën e Fidel Çaushajt.

Fidel Çaushaj është shprehur se personat e veshur si policë kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë thënë se kanë shkuar për një kontroll.

Kur janë futur brenda në banesë autorët i kanë vendosur prangat Fidel Çaushajt. Më pas në banesën e Çaushajt janë afruar familjarët, atëherë autorët janë larguar me një automjet tip ‘benz’.

Autorët janë ndjekur nga djali i të dhunuarit, ndërsa kanë përfunduar në greminë.

“Më erdhën në shtëpi dhe më thanë jam policia. Më thanë kemi ardhur të ushtrojmë një kontroll. Më kapën dhe më futën në shtëpi dhe nisën kontrollin. I ndoqëm nga pas me makinën ata u aksidentuan. Pamë që ranë në greminë më pas nuk e dimë se çfarë ndodhi,” tha Çaushaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Manastirliu në spitalin COVID3: Do të hapet këtë javë, 150 shtretër në këtë strukturë, infermierët të trajnuar prej kohësh
OFL zbarkon në ELBASAN, kërkon deklarimin e pasurisë nga DY persona të dënuar për vrasje dhe organizatë kriminale (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010190963745117
array(1) { ["section"]=> string(135) "te-veshur-si-police-tentuan-te-grabisin-banesen-pronari-na-thane-kemi-ardhur-per-kontroll-i-ndoqem-me-makine-ata-rane-ne-e-plote-225195" }