Joe Biden dje zyrtarish mori detyrën si presidenti i SHBA-së.
Kjo ceremoni ditën e djeshme ishte ndryshe nga herët e tjera për shkak të masave nga Covid-19.
Në ceremoni morin pjesë pak persona, por ajo që ra në sy ishte që disa nga gratë më të rëndësishme të SHBA kishin zgjedhur të visheshin me ngjyrë lejla.
Zëvendës presidentja Kamala Harris, ish zonja e parë Michelle Obama, ish zonja e Parë dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, si dhe gra te tjera të pranishme, kishin përdorur ngjyrën vjollcë për veshjen e tyre.
Por çfarë do të thotë ngjyra lejla?
Ngjyra lejla shihet si symbol që mban unitetion mes dy partive, një kombinim i blusë dhe të kuqes së partive Demokratike dhe Republikane.
Jehona e gjestit bën thirrje për bashkëpunim rreth inaugurimit dhe temës së ceremonisë, e cila në vetvete është “America United”.