'Të vjen për të qeshur kur e shikon', Rudina Hajdari ironizon keq Metën: Zgjedhjet do shtyhen 1 muaj (Duartrokitet nga salla)

Publikuar tek: politike, më 10:51 13-06-2019 'Të vjen për të qeshur kur e shikon', Rudina Hajdari ironizon keq Metën: Zgjedhjet do shtyhen 1 muaj (Duartrokitet nga salla)

Deputetja Rudina Hajdari ka dënuar ashpër dekretin e presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet lokale.

Nga foltorja e Kuvendit ku po zhvillohet debat për këtë dekret, Hajdari ironizoi rëndë Metën duke përmenduar edhe simbolin e shqiponjës me duar nga kreu i shtetit në momentin e firmosjes së dekretit.

Mes të tjerash deputetja u shpreh se zgjedhjet do shtyhen vetëm një muaj dhe e gjithë kjo sipas saj bëhet me konsensut të Ramës, Bashës dhe Metës për pushtetin e tyre.

"Bën edhe gjeste patriotike. Nuk mund të më thotë presidenti se unë jam patriot. Është një akt i shëmtuar që të vjen për të qeshur kur e shikon. Duhet të kuptojmë thelbin. Nëse argumentojmë në mënyrë juridike, sot mund të thotë ka takuar ca njerëz. Presidenti mund të thotë për hir të Shqipërisë të kthejmë ligjin me vdekje. Mendoni se organet e drejtësië mund ta kthejnë këtë. Ku jemi këtu. Ky njeri po bën akte në sajë të interesit të vet apo të publikut. Ai e ka gruan në parti. Jemi lodhur me këtë gjendje, e di çfarë mund të ndodhë të dashur shqiptarë në më të mirën e rastit zgjedhjet do shtyhen vetëm një muaj, muajin tjetër do kemi zgjedhje. A ja vlejti gjithë ky bojkot, a ia vlejti barra qiranë, absolutisht jo. Kjo bëhet që këta të tre të ulen bashkë dhe të bëjë një konsultë për të zgjatur pushtetin e tyre. Kaq është të dashur shqiptarë, kaq mund tu them që bëjnë politikanët në Shqipëri. Është koha që ne të largohemi nga këta njerëz", përfundoi Hajdari, ndërsa mori duartrokitje nga salla.  

Theksojmë se për herë të parë Hajdari foli sot pa letër përpara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070438385009766
array(1) { ["section"]=> string(126) "te-vjen-per-te-qeshur-kur-e-shikon-rudina-hajdari-ironizon-keq-meten-zgjedhjet-do-shtyhen-1-muaj-duartrokitet-nga-salla-168046" }