Të vrara dje/ Gruaja dhe vjehrra e kishin denoncuar në polici Emiljano Rustemin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:22 11-03-2015 Të vrara dje/ Gruaja dhe vjehrra e kishin denoncuar në polici Emiljano Rustemin Izaura Rustemi me fëmijët

Emiljano Rustemi që vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten, ka ushtruar dhunë edhe para aktit makabër mbi gruan e vet, por Izaura Rustemi dhe nëna e saj Engjëllushe Shaqiri e kishin denoncuar në polici.

Sipas të afërmve të Izaura Rustemit, 32-vjeçari e kishte goditur me hekur në këmbë 29-vjeçaren, duke e detyruar të operohej, ndërhyrje kirurgjikale që e kishte lënë këto ditë, por që nuk mundi ta realizonte. Të afërmit thonë se Izaura, e cila kishte disa kohë që jetonte në shtëpinë e nënës së saj, Engjëllushes, kishte shkuar ta denonconte ne Komisariatin Numer 3, por nuk dihet nëse të dyja gratë që humbën jetën tragjikisht kishin marrë mbrojtje.

Emiljano Rustemi kishte hyrë në shtëpi me thesin e kanaçeve që kishte mbledhur për të shitur dhe vjehrra e kishte lënë të sqarohej me të bijën, pasi Izaura kishte nisur procesin e divorcit, për të cilin Emiljano ngulmonte që të mos e kryenin. Duke qenë vetëm në dhomë, pas disa debateve ai ka qëlluar mbi gruan dhe me të hyrë në derë, ka qëlluar edhe mbi vjehrrën e tij. Më pas vrau edhe veten, me automatikun që kishte fshehur në thesin me kanaçe.

Djali i tyre i madh, 9-vjeçar e ka parë të gjithë ngjarjen dhe i shokuar, por me shpejtësi ka nxjerrë nga banesa edhe dy motrat e tij. nga frika se mos babi qëllonte mbi ta.

Babi i Izaurës, që nuk jetonte me to pasi ishte divorcuar nga nëna e saj, tregon se ishte në dijeni të dhunës që dhëndërri i tij ushtronte mbi Izaurën dhe e kishte inkurajuar të bijën që të divorcohej. Por Emiljano Rustemi, sipas babait te Izaurës, Vladimir Kolës, e ka dhunuar edhe gjatë kohës që ka qenë në shtepinë e Engjëllushes. "Nëse do e dija që ai e kishte rrahur prapë tani që u kthye, do e kisha parandaluar këtë që ndodhi. Vajza do ishte gjallë. Nuk isha shumë afër që ajo të më tregonte gjithçka'', ka thënë për Gazetën Shqiptare, Vladimir Kola.

Krimi i trefishtë tonditi dje kryeqytetin. Emiljano Rustemi vrau gruan e tij, vjehrrën dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Bashkëshortja e Rustemit, Izaura humbi jetën pas vrasjes nga i shoqi por të njëjtin fat tragjik pati edhe nëna e saj, Ëngjëllushe Shaqiri.

Emiljano Rustemi nuk ka dashur të divorcohej nga e shoqja, por kundërshtimi i saj për ta përfunduar procesin e divorcit që kishin nisur  e ka çuar Rustemin të ndërmerrte aktin makabër. Ai ka vrarë gruan vetëm 29 vjeç dhe vjehrrën 58 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 05.50 të ditës së sotme, në shtëpinë e vjehrrës së tij, në Laprakë ku Rustemi kishte shkuar të sqarohej me bashkëshorten. Sherri përfundoi me pasoja tragjike për familjet Rustemi dhe Shaqiri. Fillimisht Rustemi ka qëlluar vjehrrën e tij dhe më pas gruan. 

Çifti Emiljano dhe Izaura Rustemi ishin të martuar por mosmarrëveshjet mes tyre e kishin çuar çiftin drejt procesit të divorcit. Emiljano Rustemi kishte qenë i dënuar në Greqi për vjedhje, ku prej 1 viti e gjysmë vuante dënimin. Ata kanë lënë pas 3 fëmijë., të cilët janë ende të shokuar pas tronditjes së rëndë që pësuan.

rustemiok

Izaura Rustemi dhe Emiljano Rustemi

rustemi2ok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimet me tritol në Lazarat, "Facebook-u" ndihmon policinë të identifikojë përgjegjësit
Çudia me tenderat në Shqipëri/Për drekën e 8 marsit, ISSH hap tenderin në 23 mars »
Article Logic
Execution time: 0.014542818069458
array(1) { ["section"]=> string(83) "te-vrara-dje-gruaja-dhe-vjehrra-e-kishin-denoncuar-ne-polici-emiljano-rustemin-5496" }