“Teatër” në Parlamentin Europian, eurodeputetët shpërthejnë pro dhe kundër Greqisë

Publikuar tek: bota, më 11:09 08-07-2015 “Teatër” në Parlamentin Europian, eurodeputetët shpërthejnë pro dhe kundër Greqisë

Tragjikomedia helene është zhvendosur në skenën e Parlamentit Europian ditën e sotme gjatë mbledhjes për çështjen e Greqisë.

Kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë fjalës së tij ka folur midis zhgënjimit dhe shpresës duke thënë se Greqia do të përkushtohet me reformat që do të hapin vende të reja pune dhe do ta bëjnë borxhin publik të qëndrueshëm për ekonominë.

Ndërsa eurodeputeti ilaian Gianni Pitela, ka korrur duartrokitje të shumta me fjalimin e tij pasionant dhe ekspresiv në mbrojtje të Greqisë duke thënë se dalja nga eurozona e shtetit helen nuk duhet të jetë një opsion.

Nevrik dhe me tone të ashpra, i është drejtuar Tsiprasit, eurodeputeti Manfred Weber i cili tha se Tsipras kërkon të merren vendime në favor të greqisë por pa propozuar asnjë reformë.

“Ju zoti Tsipras duhet ta transformoni sistemin në Greqi. Duhet të vendosni legjislacionin në vendin tuaj. Jepini fund privilegjeve në vendin tuaj, duhet ti ndërprisni ato. Ju të tjerët i pëlqeni privilegjet por unë jo. Privilegjet e kishës, të ushtrisë, të partive politike duhe të marrin fund. Në ditët në vijim duhet të mbledhësh forcat dhe të prezantosh një plan për reformat”, ka thënë Weber.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012977838516235
array(1) { ["section"]=> string(85) "teater-ne-parlamentin-europian-eurodeputetet-shperthejne-pro-dhe-kunder-greqise-15590" }