Teatri Kombëtar/ Bashkia u tërhoq nga marrëveshja me privatin, Budina: Frikë se mos SPAK i shkonte hetimeve deri në fund

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 27-02-2020 Teatri Kombëtar/ Bashkia u tërhoq nga marrëveshja me privatin, Budina: Frikë se mos SPAK i shkonte hetimeve deri në fund Robert Budina

Një ditë më parë Bashkia e Tiranës dhe qeveria u tërhoqën nga vendimi për të ndërtuar Teatrin e Ri Kombëtar në bashkëpunim me privatin.

Për regjisorin Robert Budina kjo tërheqje ndodhi për disa arsye.

Sipas tij privatit iu rritën kostot, ndërsa qeveria dhe Bashkia u tërhoqën edhe për faktin se kishin frikë mos SPAK i shkonte deri në fund kësaj afere korruptive.

"Kjo është e qartë që nuk ka lidhje që shteti do të bëjë me shpejt sesa privati, ideja është që iu rritën kostot privatit, prandaj u tërhoq. Një nga arsyet ishte që gjoja do të bëhej me shpejt. Nëse doni këndvështrimin tim, kjo është një mënyrë për tu shmangur, për tu tërhequr. Një nga arsyet e forta është sepse ne kërkuam në SPAK se çfarë negociatash kanë bërë në lidhje me transparencën. Që SPAK-u të mos i shkonte deri në fund është një arsye që këta të tërhiqeshin nga gjithë kjo aferë megakorruiptive", ka thënë Budina.

Ndërkohë, për pedagogun Ervin Goci, tërheqja e bashkisë nuk duhet të konsiderohet si fitore. Sipas tij fitorja do të jetë kur Teatri të restaurohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087940692901611
array(1) { ["section"]=> string(124) "teatri-kombetar-bashkia-u-terhoq-nga-marreveshja-me-privatin-budina-frike-se-mos-spak-i-shkonte-hetimeve-deri-ne-fund-196693" }