Projekti për Teatrin Kombëtar/ LSI: Pas 2 vitesh rezistencë, Bashkia dhe Qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti ogurzi

Publikuar tek: politike, më 22:29 26-02-2020 Projekti për Teatrin Kombëtar/ LSI: Pas 2 vitesh rezistencë, Bashkia dhe Qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti ogurzi Ish-grupi i këshilltarëve të LSI

Pas anulimit të marrëveshjes në lidhje me projektin e Teatrit të ri Kombëtar nga privati, ka reaguar edhe LSI.

Në një prononcim për mediat, ish- Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës, thotë se pas dy vitesh rezistencë nga artistët dhe komuniteti i kryeqytetit, Bashkia dhe Qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti ogurzi që shkatërronte një monument kulture, siç është Teatri Kombëtar.

"Sot u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashgimisë kulturore", thuhet në prononcimin e LSI-së.  

Prononcim i ish-Grupit të Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës.

Qytetarë ia dolëm

Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.
Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Panvarsisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri.
Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashgimisë kulturore.
Të bashkuar Shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087308883666992
array(1) { ["section"]=> string(113) "teatri-kombetar-lsi-pas-2-vitesh-rezistence-bashkia-dhe-qeveria-u-detyruan-te-terhiqen-nga-projekti-ogurzi-196576" }