Teatri Kombëtar, mazhoranca pranon dekretin e Presidentit

Publikuar tek: barometri, më 08:15 19-09-2018 Teatri Kombëtar, mazhoranca pranon dekretin e Presidentit

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka marrë në shqyrtim dekretin e Ilir Metës për Teatrin Kombëtar.

 

Mazhoranca ka pranuar dekretin duke i hapur kështu rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, njëkohësisht dhe deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se shumica e ka pranuar dekretin me ndërhyrje të vogla në disa ligje.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.
Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, përshembull afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

Ndërsa menjëherë pas tij e ka marrë fjalën deputetja e PD, Albana Vokshi e cila kundërshtoi ndryshimet që Partia Socialiste dëshiron të bëjë në dekret.

“Qenkeni në siklet për etikën por nuk jeni në siklet për vjedhjen që po bëhet me anë të ligjit që ju miratuat me 74 vota. Nuk është e cuditshme që sa herë ka një projekt të tillë korruptiv del emri i Ilir Beqjas. Një dekret o votohet pro o kundër. Unë nuk e kuptoj ca janë amendimet e një dekreti që është shumë i qartë. Ligji Rama-Fusha është antikushtetues dhe anti kriminal”, tha Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029031991958618
array(1) { ["section"]=> string(63) "teatri-kombetar-mazhoranca-pranon-dekretin-e-presidentit-134840" }