Teatri Kombëtar, Rama publikon mesazhin e aktorit Genti Kame: Lëreni Tiranën ta ketë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:25 20-08-2019 Teatri Kombëtar, Rama publikon mesazhin e aktorit Genti Kame: Lëreni Tiranën ta ketë Aktori dhe regjizori Genti Kame

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e aktorit dhe regjizorit të njohur, Genti Kames për Teatrin Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka publikuar mesazhin e aktorit të njohur, i cili kërkon ndërtimin e një Teatri të ri për Tiranën.

Postimi i plotë:

Aktori dhe regjizori Genti Kame, i shkolluar në Francë dhe me një karrierën artistike mes Tiranës, Parisit e Romës, ka shprehur qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj

Postimi i aktorit Genti Kame:

Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojnë drejt lartësive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025883197784424
array(1) { ["section"]=> string(89) "teatri-kombetar-rama-publikon-mesazhin-e-aktorit-genti-kame-lereni-tiranen-ta-kete-175883" }