Teatri Kombëtar, Rama publikon mesazhin e Gaz Pajës: E dua zhvillimin, për vete dhe ata që do vijnë

Publikuar tek: politike, më 21:57 19-08-2019 Teatri Kombëtar, Rama publikon mesazhin e Gaz Pajës: E dua zhvillimin, për vete dhe ata që do vijnë Aktori Gaz Paja - kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka postuar pak më parë mesazhin e aktorit të njohur Gaz Paja, në vazhdën e bërjes publike të qëndrimeve pro ndërtimit të një teatri të ri.

Në mesazhin e publikuar prej kryeministrit, Gaz Paja thotë se është pro ndërtimit të një teatri të ri sepse dhe ai vet si natyrë e do zhvillimin, për vete dhe për brezat që do vijnë më pas.

POSTIMI I RAMËS:

Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj

GAZMEND PAJA:

Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019243001937866
array(1) { ["section"]=> string(103) "teatri-kombetar-rama-publikon-mesazhin-e-gaz-pajes-e-dua-zhvillimin-per-vete-dhe-ata-qe-do-vijne-175820" }