Prej 8 javësh, aktorë, aktivistë, studentë e artdashës i janë bashkuar rezistencës për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar si pasuri e përbashkët.
Sot protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në rezistencën e orës 19:00. Profesor Ervin Goci thotë se “aty në atë shesh, është fituar një dimension i ri, teatri ka dalë nga skena dhe është afruar me njerëzit".
Sakaq, profesori dhe aktivisti i njohur paralajmëron se rezistenca tash e tutje, do jetë shumë më fort e orientuar simbolikisht, përtej luftës administrative që kemi me vendimarrjen, që do jetë po aq e fortë.
"Lufta sapo ka filluar, aktoret janë më të motivuar se kurrë, ato po bashkohen, po bashkojnë dhe sindikatat, po bashkohen dhe me të tjerë që e duan teatrin dhe të bukurën.
Bashkohu sot në ora 19.00 para Teatrit”, bën thirrje profesor Goci.