“Teatri mbajti 40 lëkundje, ministria e Bujqësisë jo”, Vasili i kthehet qeverisë: Kullë 100 katëshe që të mos humbasin lekë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 05-07-2018 “Teatri mbajti 40 lëkundje, ministria e Bujqësisë jo”, Vasili i kthehet qeverisë: Kullë 100 katëshe që të mos humbasin lekë

Në mes të reagimeve për rezistimin e Teatrit Kombëtar ndaj lëkundjeve të forta që goditën Shqipërinë e Mesme sot, ka ardhur edhe ai i kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

 

Vasili ka shkruar se godina e teatrit u rezistoi plot 40 lëkundjeve, ndërsa Ministria e Bujqësisë u dorëzua duke plasaritur muret e saj. Deputeti ka vijuar duke thënë se në vend të ministrisë duhet të ndërtohet një kullë 100 katëshe, në mënyrë që qeveria të mos humbasë më lekë.

POSTIMI:

40 goditje termeti, teatri, qe nuk u rrezua dhe qeveria qe abortoi kelyshin e hajdutllekut.

Termeti shume i forte rreth 6 balle dhe rreth 40 lekundje te tokes nuk ja dolen te shembin Teatrin Kombetar.
Termeti demtoi per fat te keq Ministrine e Bujqesise,e plasariti thelle ne mes fasaden e saj.
Kasandrat e qeverise me ne krye kryeministrin e ca e ca te tjere abortuan per faqe te zeze sepse teatri nuk u shemb,nuk u rrezua,nuk ra.
Po pa gje nuk dolen. Meqe godina e Ministrise se Bujqesise nuk u mbajt si duhet le ta shembin ate e le te bejne nje kulle 100 kateshe qe te mos humbasin asnje lek, dhe le ta lene rehat edhe teatrin,edhe artin,edhe artistet,edhe qytetaret,edhe qytetin.
Edhe katet e kullave qe do humbin te teatri do ti fitojne prap.Edhe do pushojne se na cane derrasat per te na mbushur mendjen qe sipas ketyre " teatri vertet nuk ra por ai ra."
Nuk ra ore nuk ra teatri eshte atje ku qendron prej 70 e kusur vjetesh.
Edhe Perendia eshte kunder hajduteve ndaj e coi termetin per ti turperuar keta te paturpet e qeverise e te bashkise.
Teatri qe sipas ketyre dhe ca e ca te tjereve do binte nga casti ne cast mbajti 40 goditje termeti,plot 40 goditje.
Kryeministri me gjithe bashki te shpallin termetin non grata,le te mbyllin edhe kisha e xhamia sepse me kete termet kane mallkuar e nxjerre bojen vandaleve te qeverise e te bashkise, qe vune dore mbi qytetin,mbi artin e tij,mbi historine e tij,mbi vlerat e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13178992271423
array(1) { ["section"]=> string(125) "teatri-mbajti-40-lekundje-ministria-e-bujqesise-jo-vasili-i-kthehet-qeverise-kulle-100-kateshe-qe-te-mos-humbasin-leke-126798" }