Ted Cruz dhe 5 senatorë të tjerë letër urgjente Tillerson: Reforma në drejtësi kontraditore, grupet kriminale po fuqizohen në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 10:50 15-03-2017 Ted Cruz dhe 5 senatorë të tjerë letër urgjente Tillerson: Reforma në drejtësi kontraditore, grupet kriminale po fuqizohen në Shqipëri SENATORI TED CRUZ

Gjashtë senatorë amerikanë kanë njoftuar me anë të një letre Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson për situatën e tensionuar në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në letrën e firmosur edhe nga senatori Ted Cruz, rivali që u mposht nga Donald Trump në garën brenda Partisë Republikane, thuhet se Soros me fonde nga USAID ka krijuar në Shqipëri një “dokument kontraditor për reformën në drejtësi që besohet se i jep kryeministrit kontroll mbi sistemin”.

Në letër flitet gjithashtu për rritjen e korrupsionit qeveritar dhe rritjen e fuqisë së grupeve kriminale në Shqipëri, në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare.

"Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxitin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t'i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra është firmosur nga senatorët Ted Cruz, Michael S. Lee, James M. Inhofe, Thom Tills, David A. Perdue dhe Bill Cassidy.

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i Komisionit për Jashtëm në PE, David McAllister: Nuk mund të ketë një demokraci pa opozitën
Fatmir Xhafaj në krye të Rendit, reagon ambasadori Lu: Lufta ndaj krimit kërkon energji të reja (DEKLARATA) »
Article Logic
Execution time: 0.013759851455688
array(1) { ["section"]=> string(138) "ted-cruz-dhe-5-senatore-te-tjere-leter-urgjente-tillerson-reforma-ne-drejtesi-kontraditore-grupet-kriminale-po-fuqizohen-ne-shqiperi-71963" }