Tedi Malaveci “gozhdon” bankat te “Rogneri”: Si s’kemi dëgjuar kurrë për një bankier të korruptuar?! Keni shtuar kreditë e këqija (TABELAT)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:03 24-10-2016 Tedi Malaveci “gozhdon” bankat te “Rogneri”: Si s’kemi dëgjuar kurrë për një bankier të korruptuar?! Keni shtuar kreditë e këqija (TABELAT)

Tedi Malaveci, kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve në një takim në ambientet e “Rogner” ku është trajtuar tema e kredive të këqija si problem i përhershëm, nuk i ka kurrseyer asesi bankat e nivelit të dytë që çuditërisht, pavarësisht ftesës, nuk kishin dërguar asnjë përfaqësues në sallë.

Përpara syve të zëvendësministrit të Drejtësisë Eridian Salianji, Maslaveci ka ngritur pyetjen sesi është e mundur që kurrë s’kemi dëgjuar për një bankier të korruptuar.

“Në asnjë rast nuk kemi dëgjuar ndonjë problematikë që shfaq apo i atribuohet vetë sistemit bankar në këtë vend.

Shumë prej nesh këtu por edhe jashtë kësaj salle janë të kompleksuar prej një perceptimi shumë të rëndë publik ku dëgjohet vetëm për gjyqtarë, avokatë, politikanë, mjekë apo edhe gazetarë të korruptuar por në asnjë rast nuk kemi dëgjuar për një bankier të tillë. Nuk kemi dëgjuar ende një bankier, psh. Drejtues të lartë banke të korruptuar (CEO) apo një bankier të nivelit të kredidhënies ose kredindjekjes së tyre, që është i tillë”, tha Malaveci ndërsa bëri përgjegjëse vetë bankat për shtimin e “kredive të këqija”.

“Kreditimi ka vite që ka stopuar dhe pse nevoja e ekonomisë sonë në përgjithësi, e biznesit apo e individit për të gjeneruar fonde nga bankat, vazhdon të mbetet urgjente.

Arsyeja? “Kriza e Kredive të Këqija. Dhe këtu duhet përmendur një fakt që kjo krizë ka prekur vetëm aktivitetet e tjera ekonomike sepse paralelisht me “krizën” fitimi bankar ka ecur me të njëjtat ritme për gjithë këta vite.

Keqmenaxhimi që i është bërë portofolit të kredive nga vetë institucionet bankare për mëse një dekadë. Vetë bankat  shpeshherë janë treguar neglizhente dhe nuk i kanë ndjekur në kohë rastet e kredive problematike duke i kthyer ato në potencial për të shtuar numrin e të ashtëquajturave “kredi të këqija”, është shprehur  kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve.

FJALA E PLOTE E MALAVECIT - *ME POSHTE EDHE TABELAT E KREDIVE TE KEQIJA

sistem_copy.jpg

sistem2.jpg

sistem3.jpg

sistem4.jpg

TABELAT: ECURIA E KREDIVE TE KEQIJA

kredi.jpg

kredi1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024197101593018
array(1) { ["section"]=> string(128) "tedi-malaveci-gozhdon-bankat-te-rogneri-si-s-kemi-degjuar-kurre-per-nje-bankier-te-korruptuar-keni-shtuar-kredite-e-keqija-57211" }