Kantautori Françes Radi u dërgua mëngjesin e djeshëm me urgjencë në QSUT. Sipas mjekëve Radi ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Bashkëshortja e tij Tefta Radi bëri apel ditën e djeshme për transportin jashtë shtetit, mirëpo gjendja e kantautorit të njohur është shumë e rënduar.
Tefta Radi ka dhënë një videomesazh për gazetarin Defrim Methasani, ku i drejtohet të gjithë qytetarëve të bashkojnë lutjet për Françesk Radin, pasi kjo është gjëja e fundit që ka mbetur të bëjnë.
"Angazhimi i mjekëve është i jashtëzakonshëm, sidomos stafi i urgjencës. Nuk mungon angazhimi në maksimum i mjekëve.
Angazhimi është jashtëzakonisht i madh nga Ministria e Shëndetësisë, vetë Ministria e Shëndetësisë ka qenë e pranishme. Angazhimi është po aq i madh dhe nga kryeministri Rama.
Gjendja e rënduar e Françeskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të marrë hapa për përmirësimin e gjendjes.
Shpresoj që po t’i bashkojmë lutjet bashkë….
Falenderoj dhe kryeopozitarin Basha dhe të gjithë miqtë, kolegët për lutjet e tyre të përbashkëta”, -është shprehur Tefta Radi e dërrmuar dhe mes lotësh, me shpresën dhe besimin që bashkëshorti i saj do çohet nga krevati dhe do jetë sërish pranë saj.