Tekst mediatik i sotëm për ngjarjet e 23 viteve më parë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:13 06-06-2019 Tekst mediatik i sotëm për ngjarjet e 23 viteve më parë

"Në vitin 1996, (në pushtet ishte PD) Partia Socialiste përjashtoi deputetin Sali Rexhepi, i cili theu vendimin për të bojkotuar Parlamentin e manipuluar të Berishës.

Situata pas zgjedhjeve të 26 majit ishte e tensionuar. Në 28 maj, opozita socialiste dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skënderbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut, duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës së majtë.

Disa deputetë të opozitës shpallën grevë urie.

Pak kohë më pas komuniteti ndërkombëtar shprehu kritika të forta për këto zgjedhje duke i cilësuar të manipuluara..."

Si do i lexojnë shqiptarët në vitin 2042 ngjarjet e sotme

"Në vitin 2019, (në pushtet ishte PS) Partia Demokratike përjashtoi dy deputetë të saj, Hajdarin dhe Murrizin, që thyen vendimin për djegie mandatesh në parlamentin e krimit.

Situata pas zgjedhjeve të 30 qershorit ishte e tensionuar. Në 2 Korrik 2019, opozita dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skënderbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës së djathtë.

Disa deputetë të opozitës shpallën grevë urie.

Pak kohë më pas komuniteti ndërkombëtar shprehu kritika të forta për këto zgjedhje duke i cilësuar të manipuluara...."/ Publikuar nga Edlira Gjoni, gazetare- aktiviste

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025876998901367
array(1) { ["section"]=> string(62) "tekst-mediatik-i-sotem-per-ngjarjet-e-23-viteve-me-pare-167119" }