Tekstet e shkruara me gabime, mësuesi i bën thirrje kolegëve: Protestoni apo ju flakin nga puna, milionat e shtetit...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:42 12-09-2019 Tekstet e shkruara me gabime, mësuesi i bën thirrje kolegëve: Protestoni apo ju flakin nga puna, milionat e shtetit...

Pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor dhe mesa duket problem shqetësues gjithmonë janë tekstet. 

Mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe Ymer Nurka ka ngritur një shqetësim nisur nga një tekst i Abetares i shkruar me gabime dhe në mënyrë jo korrekte.

Nurka i bën thirrje të gjithë kolegëve të tij që të ngrihen të protestojnë kundrejt këtij sharlatanizmi apo sipas tij nuk e bëjnë pasi kanë frikë se mos i largojnë nga puna.

‘Si mesues i gjuhes dhe letersise Shqipe po me befason ky tekst i zgjedhur keq, tek libri i Abetares. Ndertim jo korrekt i fjalive dhe qe nuk zgjojne asnje emocion tek femijet...
Natyrshem lind pyetja:
Cilet jane ata “kompetente” qe na imponojne keta tekste shkollore te hartuara joprofesionalisht ?! Ku shkoi ajo pervoje dhjetra vjeçare, apo edhe Abetarja ishte Marksiste-Leniniste?!
Po ju mesues “te perunjur” si nuk protestoni njehere kundrejt ketij sharlatanizmi, apo keni frike se u flakin nga puna?! Jam i sigurte se marketimi i ketij libri i ka kushtuar shtetit miliona, ne nje kohe kur shkencerisht nuk vlen...’, shkruan Nurka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070431232452393
array(1) { ["section"]=> string(119) "tekstet-e-shkruara-me-gabime-mesuesi-i-ben-thirrje-kolegeve-protestoni-apo-ju-flakin-nga-puna-milionat-e-shtetit-178185" }