Telashet e njëpasnjëshme për shqiptarin në Greqi, u ndalua se doli xhiro pas orës së lejuar, më pas i gjetën drogë, në fund doli me Covid

Publikuar tek: rajon, më 09:59 24-11-2020 Telashet e njëpasnjëshme për shqiptarin në Greqi, u ndalua se doli xhiro pas orës së lejuar, më pas i gjetën drogë, në fund doli me Covid

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një të riu shiptarë në Greqi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është ndaluar nga policia, pasi po lëvizte jashtë orarit të vendosur nga qeveria helene, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pasi u ndalua gjatë kontrollit të riut i është gjetur lëndë narkotike me vete.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ai u gjet se jetonte ilegalisht në vend dhe u mor në paraburgim për të filluar procesin e dëbimit.

Mirëpo sikur të mos të mjaftonin të gjitha këto shqiptari në paraburgim kishte ethe dhe temperaturë, pasi është nënshtruar tamponit për Covid-19 ai ka rezultuar pozitiv.

Kjo ka alarmuar policinë e Rodos të cilët kishin pasur kontakt me të riun.

Shqiptari është dërguar në spital, më pas do të niset për në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I akuzuar për krime lufte, vendos Specialja: Salih Mustafa edhe dy muaj në paraburgim
Masat anti-Covid, Greqia shtyn lockdown total, pak shpresa për të festuar të lirë Krishtlindjet »
Article Logic
Execution time: 0.0094599723815918
array(1) { ["section"]=> string(141) "telashet-e-njepasnjeshme-per-shqiptarin-ne-greqi-u-ndalua-se-doli-xhiro-pas-ores-se-lejuar-me-pas-i-gjeten-droge-ne-fund-doli-me-covid-228900" }